Si do të jetë moti ditën e zgjedhjeve? Ja si përgjigjet meteorologia

228
Sigal

Këtë të diel shqiptarët u drejtohen qendrave të votimit për të shprehur vullnetin e tyre në këto zgjedhje parlamentare.

Por, si do të jetë moti të dielën? Meteorologia e Meteoalb Lajda Porja tregon se kushtet e motit do të jenë shumë të favorshme për të dalë e për të votuar.

Kjo pasi, jo vetëm që reshjet e shiut do të ndalojnë por edhe do të kemi një rritje të temperaturave.

“Nga pasditja e së dielës do të kemi mot të kthjellët dhe një ndryshim total të tablosë termike.

Do të kemi një rritje me 9 gradë. Në zonat malore temperaturat do të jenë 17-18 gradë, ndërsa në bregdet dhe zonat e ulëta, temperaturat do të arrijnë vlerat , 21-23 gradë Celsius.”

Kjo situatë, sipas meteorologes Lajda Porja do të zgjasë për gjithë javës ndërsa përjashtim bëjnë datat 27 dhe 28 prill.

Në këto ditë do të kemi shira të pakta. Më tej, do të kemi reshje të pakta shiu në 10 ditët e para të majit ndërsa pjesa e dytë e këtij muaji do të jetë e favorshme edhe për ata që duan të shijojnë detin.