100 familje në Shkodër rrezikojnë të mbeten pa votuar, kalimi për në Theth ‘mision i pamundur’

51
Sigal

Na ndajnë vetëm 2 ditë nga zgjedhjet e së dielës ndërkohë që banorët Shkodrës të cilët kanë pasaportizimin në Theth rrezikojnë të mbeten pa votuar , teksa rruga që lidh aksin rrugor nga Qafthore në Theth vijon të jetë e bllokuar nga Dëbora.

Banorët e zonës ankohen se qeveria nuk ka ndërmarrë asnjë veprim për të mundësuar hapjen e rrugës me gjatësi 14 km.

Duke u gjendur në këtë situatë, rreth 100 familje që jetojnë në Shkodër mund të mbeten pa votuar sepse e kanë pashaportizimin në Theth dhe rruga për të shkuar atje është totalisht e bllokuar.

Ndërsa bëhet me dije se materialet zgjedhore dhe fletët e votimit pritet të dërgohen me anë të helikopterit, pasi është e pamundur të çohen në mënyrë tjetër.