Si do jetë moti sot në Shqipëri

483
Sigal

Edhe sot do të vazhdojnë reshjet e shiut në vendin tonë. Reshjet herë pas here do të jenë në formë e shtërngatave, ndërsa në zonat e thella malore do ketë reshje dëbore. Sipas parashikimeve moti i paqëndrueshëm do vazhdojë deri të dielën.

Sipas Meteoalb, temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku do variojnë: në zonat malore nga -2ºC deri në 06ºC, në zonat e ulëta nga 03ºC në 12ºC dhe në zonat bregdetare nga 07°C në 13ºC.

Era do të fryej në drejtim Veriperëndimor me forcë valëzimi 3 ballë.