RENEA aksion në Shkodër, në kërkim të personave të përfshirë në pengmarrjen e Jan Prengës

460
Sigal

Vazhdojnë kërkimet për kapjen e personave të tjerë të përfshirë në pengmarrjen e Jan Prengës.

Burimet bëjnë me dije se policia e Shkodrës dhe forcat RENEA po ushtrojnë kontrolle në disa zona të qytetit të Shkodrës dhe fshatra përreth.

Pas prangosjes së pesë personave për rrëmbimin dhe vrasjen e 49-vjeçarit Jan Prenga, edhe 5 të tjerë janë shpallur në kërkim.

Të dyshuarit janë nga Shkodra dhe Vlora, ndërsa janë identifikuar nga përgjimet që policia ka kryer me urdhër të gjykatës së Tiranës.

Menjëherë pas rrëmbimit policia kë vënë në përgjim familjarë të Prengës, ndërsa gjatë telefonatave me persona jashtë vendit është evidentuar konflikti i vëllezërve me grupin e Shijakut.

Kjo ka vënë në lëvizje policinë duke zbarkuar në resortin e vëllezërve Hajri, ku dyshohej se mbahej pengu. Autorët e rrëmbimit dhe vrasjes së 49-vjeçarit janë evidentuar dhe nga kamerat e sigurisë së restortit “Golden”.

Hetuesit kanë dyshime se ata kanë patur rol aktiv në rrëmbimin e Prengës. Kamerat e resortit dyshohet se kanë fiksuar edhe të arrestuarin e pestë që u ndalua në Kavajë, Festim Bexhdilin i cili akuzohet për fshehjen dhe asgjësimin e trupit të Prengës.

30-vjeçari Bexhdili dhe personat e tjerë shfaqen në kamera teksa hipin viktimën e mbështjellë me qese të zezë në një furgon të bardhë, i cili është sekuestruar nga policia.

Policia deklaron se ngjarja ka ndodhur për konflikte të vëllait të viktimës në Angli, për shkak të pazareve të drogës, ndërsa ka dyshime se në rrëmbim janë përfshirë dhe dy grupe kriminale në Shkodër dhe Vlorë.

14 ditë pas rrëmbimit dhe vrasjes së Prengës, policia ende nuk ka lokalizuar trupin e viktimës, ndërkohë vijojnë kërkimet për gjetjen e kufomës.

Sektori për Krimet e Rënda në policinë e Tiranës dhe bashkëpunim me prokurorinë vijon punën për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje, por që deri tani nuk janë ndihmuar nga të arrestuarit.

4 aurorët e arrestuar të martën kanë kyçur gojën para grupit hetimor, duke mos dhënë detaje për asgjësimin e trupit.