Shushunjat e mikrofinancave/ Ministrja Bilali reklamon“Iute Credit”, bankën që zhvat xhepat e popullit,studentja: Më futi 3 mijë euro në borxh

“Iute Credit”, një institucion financiar për dhënien e kredive shpesh herë është denoncuar për mënyrat se si abuzon me qytetarët. Përqindjet e interesave të këtij institucioni janë një çmenduri e vërtetë, pasi ka interesa të frikshme. Në shumë raste të ndryshme, “Iute Credit” është denoncuar nga qytetarët për një sërë abuzimesh. Në Kosovë Banka Qendrore ia revokoi licencën në dhjetor të 2019-s institucionit “Iute Credit”. Kjo sepse BQK-ja pretendonte se ky institucion financiar funksiononte me norma të interesit jashtë çdo standardi. Në Shqipëri, ndonëse po abuzon me qytetarët siç këta të fundit denoncojnë, “Iute Credit” është reklamuar nga ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Edona Bilali. Deri dje fajdet ishin të jashtëligjshme, por sot në vend ka kompani, të cilat operojnë ligjërisht duke grabitur qytetarët. Ndonëse “Iute Credit” është cilësuar si zhvatës i xhepave të popullit shqiptar, ministrja i bën reklamë kancerit të qytetarëve pa asnjë problem.

Sigal

Shqiptarët pas politikanëve vidhen përmes interesave stratosferike. Kompani si “Iute Credit”, dhe shumë të tjera japin kredi me vetëm një kartë identiteti, por më pas nis rrjepja e qytetarëve. Interesat shkojnë afro 90%, e shoqëruar me presionet e shantazhet përmes kompanive të mbledhjes së borxheve.

Kuvendi i Shqipërisë më herët u kujtua si “kofini pas të vjelave” për rrjepjen që institucionet financiare jo banka po ju bëjnë shqiptarëve, duke i kërkuar Bankës së Shqipërisë që të bashkëpunojë me FMN dhe BB për ndëshkimin e “piranjave” jo banka.

Në rekomandimet që Kuvendi i ka dhënë Bankës së Shqipërisë për vitin 2022, kërkon që të merren masa ndaj këtyre institucioneve.

E gjitha kjo është një çmenduri, që duhet të marrë fund. Jo me masa gjysmake si ajo e Bankës së Shqipërisë për tavanin e normave të interesit, por me masa edhe më të ashpra. Të lejosh borxhin grabitqar në fushën e kredisë konsumatore është një marrëzi financiare, por edhe kokteji me ingredientët perfektë për katastrofë sociale. Kujt i duhet kjo? Por pikëpyetja me e madhe është pse heshtin Ministria e Financave dhe Banka e Shqipërisë?

Kredia në “IUTECREDIT”  “kredh”  studenten në borxhe 3000 euro për një telefon

Telefoni i shkon sa një makinë! Përndjekje dhe mallkime të Blertës: Gjallë a vdekur në orën 4 dua pagesën

Që shqiptarët i vjedhin çdo ditë kjo nuk është një gjë e re në vendin tonë. Absurditeti qëndron tek fakti se nuk respektohen kontratat as dokumentet e nënshkruara mes palëve, kompani-qytetar.

Një skemë mashtrimi regjistrohet në dyert e kompanisë ‘IUTECREDIT ALBANIA SH.A’, ku qytetarët mashtrohen çdo ditë nga e gjithë Shqipëria. Por çfarë ndodh?

Qytetarët, të cilët blejnë me kredi një send ose pajisje smartphone dhe mbeten debitor të një kësti të papërfillshëm dosja u shitet tek filialet mikrokredie, të cilat funksionojnë herë si banka dhe herë si përmbarim. Debitorët kontaktohen nga kompania ku ju komunikohet se duhet patjetër të paguajnë kredinë, sepse është dyfishuar, trefishuar nën kushtet që banka e re ju dikton sipas dëshirës. Qytetarët përtej presionit të borxhit, punonjësit i ofendojnë, kërcënojnë këta të fundit. Një denoncim ka ardhur nga një studente, e cila sqaron skemën e zhvatjes kërcënimit dhe përndjekjes nga këta punonjës. Danjela S. Ka marrë kredi në ‘IuteCredit’ me drejtor të përgjithshëm Akan Ajdini. Ky institucion ja shet dosjen  D & ACO SHPK pra filial mikrokredie me administrator AdmirTërshalla. Qytetarja shprehet se punonjësja e mikrokredisë ‘D & ACO SHPK’ me emrin Blerta i kërkon në mënyrë të vazhdueshme dhe të frikshme që kjo e fundit të paguajë detyrimet e mbetura. (vepër penale e dënueshme me ligj). Blerta e përndjek në çdo orar debitoren Danjela S, e cila tregon mesazhet e vazhdueshme, kërcënimet dhe ofendon se çështja e pagesës ka kaluar në personale për këtë të fundit .

Kredia është marrë në janar të vitit 2021 dhe Daniela S kërcënohet për bllokim page.

 ‘Po i dërgoj njoftim babit tënd. E kam personale me ty, sepse më ke prishur shumë punë në punën time’,- shkruan Blerta punonjës e D & ACO SHPK. Denoncuesja tregon se telefonin e ka blerë me vlerë 1100 euro dhe i është dashur të paguajë 1500 euro, për shkak të vonesave në lidhje me këstin mujor. Por vlera që i shkon telefonit kapërcen në 3200 euro. Blerta e kërcënon dhe mallkon në mënyrë të vazhdueshme: “Je njeri i ulët, ke 10 ditë që bën be për kokë të mbesës dhe akoma mashtron. Mjerë mbesa për tezen që ka” Teksa qytetarja vazhdon dhe i jep sqarime se është duke i paguar këstet (bashkangjitur dhe me mandatin e pagesës). Blerta vazhdon dhe ofendon qytetaren duke përdorur fjalët ‘Hë çfarë mashtrimi do përdorësh tani? Mos hyr në punë pa bërë pagesën. Gjallë a vdekur para orës 4 pa 10 dua faturën’.- shkruan  Blerta punonjëse e D & ACO SHPK. Në gjithë presionin e krijuar në lidhje me pagesën, Daniela i ofron një sërë ‘ofertash’ mashtrimi, duke i kërkuar pagesën ekstra prej 1200 eurosh, ndonëse në total çmimi i telefonit ka qenë 1100 euro. Sakaq Danjela S. kur e kupton se shifra ka kaluar çdo limit logjik i drejtohet gjykatës. Qytetarja shprehet se ka kaluar një periudhë depresioni, sepse i është dashur të punojË vetëm për t’i dhënë lekë Blertës. Ndërkohë punonjësja e D & ACO SHPK e ka përndjekur dhe kërcënuar se do t’i shkonte edhe tek zyrat ku punonte Danjela S.

Mesazhet pa numër që i dërgohen qytetares vijojnë si më poshtë:

‘Përfundimisht njeri më mashtrues se ty nuk më paska rastisur të merrem. Zotin të kam lënë, sepse më ke hapur probleme në punë’ Rasti i qytetares është një paralajmërim dhe ‘kërcënim’ për këdo që në vështirësi ekonomike të gjejë zgjidhje pranë ‘IUTE CREDIT’, duke u shitur dosjet tek D & ACO SHPK “grabit” qytetarët.