Sa pacientë janë aktivë me koronavirus në vend, ja gjendja e të shtruarve në dy spitalet COVID. Shtatë në terapi intensive

342
Sigal

Ndërkohë që në vend numri i personave të prekur me koronavirus ka arritur në 842 qytetarë, lajm i mirë është se më shumë se gjysma e tyre rezultojnë tashmë të shëruar.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë sot me dije se 605 prej personave të prekur me koronavirus tashmë janë shëruar.

Sipas ministrisë, në të gjithë vendin aktualisht janë 206 persona aktivë me COVID19.

“Pjesa më e madhe e të prekurve po ndiqen nga mjeku i familjes ose janë asimptomatikë, ndërsa momentalisht në dy spitalet COVID, në spitalin infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi”, aktualisht janë të shtruar 38 pacientë dhe vetëm shtatë prej tyre janë në terapi intensive”– tha Dr. Rovena Daja nga Instituti i Shëndetit Publik, gjatë deklaratës së sotme për mediat.

COVID-19 – Statistika (7 Maj 2020)

Teste të kryera 9806
Raste pozitive 842
Raste të shëruara 605
Raste Aktive 206
Humbje jete 31 (Qarku Tiranë 18, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)