Shtyhet sërish ardhja e emigratëve afgan në vend

164
Sigal

Fluturimi që do të sillte në Shqipëri emigratët nga Afganistani u shty për të dytën ditë të mërkurën.

Lajmi u bë i ditur nga Zëri i Amërikës, i cili citoi situatën kaotike në aeroportin e Kabulit si shkak.

Të mërkurën priteshin të vininë 300 afganët e parë në vend, nga rreth 1000 emigrant që vendi do të pres brenda javës sipas kryeministrit Rama.

Afganët që po vijnë kanë punuar me misionin e SHBA-ve në Afganistan dhe janë në pritje të verifikimit për marrjen e vizës së përhershme amerikane.

Ndërkohë, sipas të njëjtit raportim, qeveria ka përgatitur tenda pritëse me kapacitet 400 persona për pritjen e emigrantëve afgan në aeroportin Nënë Tereza.

Emigrantët afgan do të strehohen për dy muaj në 6 godinat e konvikteve në Qytet Studenti, ndërsa pas përfundimit të sezonit veror do të zhvendosen në hotelet e bregdetit.

Në lidhje me vendimin e strehimit, qeveria u kritikua pasi studentët që qëndrojnë në konvikte janë njoftuar që të lirojnë dhomat nga kujdestarët e konvikteve pa asnjë shkresë zyrtare.

Në një deklaratë publike Unioni pranon mikpritjen e qytetarëve afganë, por kërkon që të bëhet transparent plani për strehimin e tyre pasi pak ditë i ndajnë studentët nga sezoni i provimeve të vjeshtës ndërkohë ata ende nuk kanë informacion se ku do të strehohen.