Dyshohet se vendosi zjarr në pyllin e fshatit, arrestohet 28 vjeçari në Memaliaj

197
Sigal

Sefer Rrapai, 28 vjeç, banues në fshatin Levan, Memaliaj, është arrestuar nga policia për shkak se dyshohet se ka vendosur zjarr në pyllin e fshatit Levan dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe toke me bimësi të ndryshme.

Njoftimi i policisë:

Drejtoria Vendore e Policisë GjirokastërVijon puna për identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve në territorin e qarkut Gjirokastër.

Dogji me zjarr sipërfaqe të konsiderueshme me bimësi, arrestohet në flagrancë 28-vjeçari.Në vijim të punës hetimore për zbulimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve, shërbimet e Stacionit të Policisë Memaliaj arrestuan në flagrancë shtetasin Sefer Rrapai, 28 vjeç, banues në fshatin Levan, Memaliaj, pasi ky shtetas dyshohet se ka vendosur zjarr në pyllin e fshatit Levan dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe toke me bimësi të ndryshme.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër apelon për të gjithë banorët, që në asnjë rast mos shkaktojnë zjarrvënie, pasi do përballen me ligjin.

Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital për çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërisë në tërësi duke ju garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm nga strukturat policore.