Shtetet e Rajonit javën tjetër marrin vendimin përfundimtar për hapjen e kufijve

279
Sigal

Shtetet e rajonit pritet që gjatë javës së ardhshme të marrin vendimin përfundimtar për hapjen e kufijve midis tyre.

Mbledhja e ardhshme për regjimin e lëvizjes së qytetarëve nga rajoni, do të zhvillohet “online” midis gjashtë vendeve nga Ballkani Perëndimor, përfshirë këtu Bullgarinë dhe Greqinë.

Ministri maqedonas i Shëndetësisë, Venko Filipçe në emisionin “Rruga drejt”, tha se gjendja epidemiologjike është e ngjashme në gjithë rajonin dhe kjo balancë do të mund të liberalizojë kalimin në kufij dhe lëvizjen e lirë në vendet e rajonit. Një nga kushtet është edhe heqja e testimit në mënyrë që të kalohet kufiri.