Shtëpia u dëmtua në tërmeti, qytetarja në Kombinat: Kam qenë pa bukë se po laj borxhet e qirave

65

Kombinati ishte një nga zonat më të prekura në Tiranë nga tërmeti i 26 nëntorit. Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa vizitoi shtëpinë e Bukurie Ballës, e cila prej nëntë muajsh jeton së bashku me bashkëshortin e saj nën çatinë e shtëpisë së dëmtuar që rrezikon përditë shëndetin e tyre.

Muaj e karantinës nuk kanë qenë aspak të lehtë për çiftin e moshuar, pasi sipas PD asnjë ndihmë nuk iu është dhënë nga pushteti vendor apo nga institucionet e pushtetit qendror.

PD thotë se askush nga komisionet e vlerësimit nuk ka ardhur për të vlerësuar gjendjen e shtëpisë së familjes Balla, duke e bërë jetën në shtëpi një ankth të përditshëm.

Bukurie Balla: Unë jam Bukurie Balla. Jam kombinatse, kam 20 vjet që jam martuar me plakun, edhe jetoj në një ditë më të vështirë.

Tani edhe kjo puna e karantinës ishte me të mbyllur brenda. As erdhi kush me më ndihmuar, as këta të komunës.

Edhe të vinte kryetari i komunës, të shkonte me makinë e shkonte shpërndante kurse unë me burrë plak nuk më merr kush me më dhënë një bidon ujë. Për mua jo tërmet, jo gjë, për mua ishalla bie tani të vdesim që të dy se unë nuk e përballoj dot.

Ina Zhupa: Po shtëpia çfarë dëmesh ka, çfarë ju kanë thënë? Çfarë letrash ju kanë dhënë?

Bukurie Balla: Asgjë nuk më kanë thënë. Ja se do vijmë sot e do vijmë nesër. Mua nuk më kanë thënë asnjëlloj përgjigje, jo mua por as fqinjëve këtu.

Ina Zhupa: Nuk ju kanë thënë çfarë dëmi ka shtëpia juaj?

Bukurie Balla: Kanë ardhur, i kanë parë maksimumi, por asnjë gjë nuk më kanë dhënë. Vijnë, shikojnë dhe marrin kokën dhe udha e mbarë.

Ina Zhupa: Nuk ke asnjë letër?

Bukurie Balla: Asnjë gjë fare, as letër, as kurrgjë. Veç kanë bërë atë dhe asgjë. Unë nuk jam e zonja për ta përballuar fare më.

Kam qenë pa bukë, hapni raftet e mia e shikoni, se po laj borxhet e qirave të dynjasë. Më mirë në shtëpinë time e di se vdes në shtëpinë time, do të vdes, të vdes.”