Shtëpia përfshihet nga flakët, humb jetën 90 vjeçari në Finiq

206
Sigal

Një i moshuar ka humbur jetën ditën e sotme pasi është asfiksuar nga tymi, për shkak të zjarrit të rënë në banesën e tij.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Krane, Finiq, 90 vjeçari jetonte i vetëm, dyshohet se zjarri ka rënë aksidentalisht.

Informacion paraprak

Më datë 22.02.2021, rreth orës 08:40, në fshatin Krane, Finiq, ka rënë zjarr në banesën ku jetonte i vetëm shtetasi Th. Ç., 90 vjeç, i cili si pasojë e asfiksisë nga tymi ka ndërruar jetë.

Nga hetimet paraprake dyshohet se zjarri ka rënë aksidentalisht.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.