Meteorologia: Dimri iku, moti pranveror “pushton” vendin

236
Sigal

Meterologia Lajda Porja në një intervistë të dhënë për “Fax News” ka bërë me dije situatën meteorologjike në vend për javën e ardhshme.

Porja shprehet se temperaturat e ulta dhe moti i acartë kanë kaluar tashmë dhe në ditët në vijim pritet një rritje e temperaturave ku dita e premte do të shënojë dhe ditën më të nxehtë të javës ku termometri do të shënojë 21-22 gradë celcius.

Meteorologia thekson se shkurti do të mbyllet me një mot pranveror me diell dhe temperature 4 deri në 5 gradë celcius më të larta se normalja.

“Sidomos në zonat e ulta dhe bregdetare, pritet që kjo javë të jetë kryesisht me mot të qëndrueshëm.

Moti do të jetë i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit, vranësirat do të jenë shumë pak të pranishme kryesisht gjatë pasdites në zonat malore verilindore dhe juglindore, por edhe në këto zona nuk është se do të mungojnë kthjellimet. Reshje nuk pritet që të kemi gjatë kësaj jave.

Kemi komplet një ndryshim të tablosë termike, pas një moti të acartë me temperatura deri në -16 gradë në zonat malore, aktualisht kemi temperatura jo më shumë se -3 dhe -4 në zona të veçanta, ndërsa në të gjithë ultësirën perëndimore do të kemi temperature pozitive.

Kjo rritje e vlerave termike do të vijojë edhe gjatë ditës së nesërme, dita e martë do të shënojë temperaturë 19-20 gradë.

Këto janë temperatura tipike të pranverës dhe janë 4 gradë më të larta se normalja.

Dita e premte doi të jetë dhe dita më e nxehtë e kësaj jave ku termometri do të shënojë 21 gradë madje 22 në disa zona. Shkurti pritet të mbyllet me temperature pranverore”, shpjegoi Lajda Porja.