Shqiptari merr arratinë dhe i rikthehet sërish zakonit të vjetër në Itali

816
Blerim Sheshi, një shqiptar 34-vjeçar u arrestua nga policia italiane pasi akuzohet për vjedhjen e një sërë vilash në shtetin fqinj.
I arrestuari ishte pjesë e një bande shqiptarësh që kryenin vjedhjet, ku anëtarë ishin edhe Eduart Kaca 30 vjeç dhe Brendon Balla 22 vjeç. 
Blerim Shehi ishte arrestuar më herët bashkë me anëtarët e bandës, ku ishte lënë në arrest shtëpi me Brendon Ballën. Vetëm Eduart Kaca si kreu i bandës së hajdutëve, ndodhej në burg. S
hehi kishte thyer arrestin e shtëpisë duke u arratisur nga banesa me një makinë të vjedhur. Dhe sërish i është rikthyer grabitjeve, të cilat realizoheshin nën kërcënimin e armës. 
Gjatë muajit korrik ai ka vjedhur banesën e një 51-vjeçari në provincën e Livornos, ku kishte marrë 500 Euro dhe një makinë Suzuki.
Blerim Shehi u arrestua sërish nga policia.
Sigal