Shqiptarët i vjedhin gomonen lordit anglez në Greqi

423
Një gomone e vjedhur në Greqi është gjetur në një shtëpi të braktisur në Çukë të Sarandës. Policia e sekuestroi pas informacionit që mori nga Interpol dhe policia greke se gomonia e vjedhur gjendej në Sarandë. Ajo ishte lokalizuar nëpërmjet sistemit GPS që kishte të instaluar. Mjeti lundrues mësohet se i përket një lordi anglez, bashkëpunëtor i fondacionit “Butrinti”. Policia dyshon se gomonia ishte vjedhur për t’u përdorur për trafik droge. Deri tani nuk ka asnjë të ndaluar si autor i vjedhjes. Policia bëri të ditur se gomonia ishte vjedhur një ditë më parë në Korfuz.
Sigal