Shqiptarët enden aeroporteve nga anulimi i biletave i ‘Wizz Air’

230

Me dhjetëra fluturime raportohet të jenë anuluar në kthim për në Tiranë dhe kompania s’ka marrë asgjë përsipër

Sigal

“Kemi mbi 3 orë pritje për fluturimin BCN-TIA dhe asnjë nuk denjon jo vetëm të na thotë se kur do nisemi, por call -center të thotë: s’kemi kohë të rrimë me ju në telefon se duhet të mbyllim shërbimin. Ne le të presim, fëmijë, të moshuar… Po call -center nuk ka kohë të merret me ne! Kjo është linja skandaloze Wizz Air që mashtron dhe me një mungesë të madhe serioziteti.”Ky mesazh u publikua në media, e cila thotë se i ka ardhur nga një qytetar shqiptar që ka mbetur në Barcelonë, për shkak se avioni i linjës nga Barcelona në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës (TIA) është me vonesë.U konfirmua vonesën nëpërmjet Aeroportit. Më poshtë do të shihni pamje nga aeroporti i Barcelonës. Por rasti nuk është sporadik. Që prej nisjes së fluturimeve, Wizz Air ka kryer me qindra fluturime në destinacione të ndryshme. Një pjesë e shqiptarëve ka paguar bileta me çmime më të ulta, por shumë të tjerëve udhëtimet u kanë kushtuar disa herë më shumë sesa llogaritë e bëra sipas biletave të Wizz Air apo më shumë sesa mund të kishin udhëtuar me kompani të konsoliduara, si Austrian, Lufthansa, Turkish, Ita, etj.Me dhjetëra fluturime raportohet të jenë anuluar në kthim për në Tiranë dhe kompania nuk ka marrë asgjë përsipër, përveçse t’u rimbursojë pasagjerëve biletat me çmime qersharake prej 30 deri në 60 euro.Nëse një qytetar do të duhej të merrte një fluturim tjetër nga Barcelona në Tiranë, do të paguante nga 150 deri në 350 euro, gjithnjë nëse do të gjente linjë kthimi brenda pak orësh. Wizz Air rimburson vetëm biletën e vet dhe nuk merr në konsideratë asgjë tjetër.Kështu, teksa janë përpjekur të kursejnë, flururimet “low cost” në fakt kanë rezultuar në “high cost”, një kosto e lartë jo vetëm financiare, pasi shumëkush ka humbur punën, takime biznesi dhe u është dashur të paguajnë edhe hotelin nëse nuk kanë arritur të gjejnë bileta brenda 24 orëve nga humbja e linjës së Wizz Air.“Shqiptarëve u janë kursyer 120 mln euro dhe llogaria që ne bëjmë në total është dyfishi i kësaj shifre dhe vetë në bileta”, deklaroi kryeministri Edi Rama, kur një avion i Wizz Air u ul për herë të parë në Kukës.Por me lënien nëpër aeroportet e botës, shqiptarëve po u merren miliona nga xhepat. Ndërsa fitimet janë vetëm për ata që me shqiptarët po bëjnë biznes edhe këtë radhë.