Banka Raiffeisen mashtroi të moshuarin, duke i investuar pagën në bursë për një vit. Ja si të mos bini pre e mashtrimeve

214
Sigal

Një e re nga Kamza ka denoncuar pranë redaksisë sonë atë që ajo e quan si mashtrim ndaj një të moshuari nga ana e bankës Raiffeisen, në një degë të Kamzës. Sipas qytetares babai i saj i cili është në moshë dhe nuk ka shumë informacion nga produktet bankare, është mashtruar nga një punonjëse e kësaj dege.

E reja e quan këtë një abuzim të paparë, pasi dega e Raiffeisen Bank në Kamëz, sipas saj ka përfituar nga njerëzit në moshë, përkatësisht nga babai i saj. Ky i fundit sipas denoncimit të së bijës, është pagamarrës pranë kësaj banke. Meqenëse i ishin krijuar disa kursime në llogarinë e pagës ai dëshëronte që një pjesë të tyre t’i kalonte në depozitë por pikërisht këtu fillon peripecia.

Sipas vajzës, babai merr një pagë minimale prej 320 mijë lekësh të vjetra. Kur paraqitet pranë degës në Kamëz për të hapur llogarinë e kursimit, një zonjë nga stafi i bankës me inicialet A.P. i thotë se nuk mund të hapë një llogari kursimi por vetëm investimi, pasi sipas punonjëses nuk e lejonte banka. Meqenëse babai nuk kuptoi asgjë nga ajo që i tha punonjësja, ai paraqitet përsëri më vonë bashkë me vajzën tjetër, pra motrën e denoncueses.

Punonjësja e bankës sipas denoncueses, i thotë vajzës po të njëjtën gjë, dhe në këto kushte vajza e të moshuarit i thotë që nëse nuk bëhet gjë për depozitë, le ta lerë fare pasi nuk u nevojitej një llogari investimi. Por sipas denoncueses, punonjësja e bankës nuk i tregon gjë për bisedën babait por i thotë që vajza tha ok dhe vazhdon me hapjen e llogarisë së investimit duke përpiluar një kontratë ku banka autorizohet të marre çdo muaj 300 mijë lekë të vjetra nga llogaria e rrogës e t’i kalojë në fonde kursimi. Në këtë rast nëse babit do i duhej të tërhiqte ndonjë sasi lekësh, duhet të njoftonte bankën 7 ditë përpara.

Në vijim denoncimi i plotë i qytetares: Përshendetje JOQ kam nevojë për ndihmën tuaj urgjente. Abuzimi i paparë nga Raifaissen Bank Dega Kamëz si përfitojnë me njerëzit në moshë. Postojeni ju lutem se është fenomen që e kam parë të ndhodhe edhe me kompani të tjera. Kam babain që merr rrogën tek Raifaissen rroge minimale 320 -mijë lekë të vjetra. Kishte dëshirë të hapte një llogari kursimi me qëllimin që mos t’i kishte lekët direkte të lidhura me kartën se në rast se humbiste karta ose në rast keqpërdorimi online nuk donte të rrezikonte fondet e tjera në llogari se kishte kursyer pak kohët e fundit. Dhe shkon tek dega Raifaissen në Kamëz e i thotë që dua të kem një llogari kursimi dhe agjenti i shitjes në këtë rast se nuk na qenka me bankiere, por agjente shitje zonja A. P. e mashtron duke i thënë se nuk mund të hapet një llogari kursimi, por vetëm investimi, se nuk e lejon banka këtë gjë. Për tu sqaruar babai merr motrën se s’po e kuptonte dhe A.P. vazhdon po me të veten e motra i thotë nqs ska llogari kursimi mos bëj gjë mos i hap gjë se s’na nevojitet. Punonjësja A.P. nuk i tregon gjë për biseden babait, e i thotë që vajza tha ok, dhe vazhdon me hapjen e llogarisë së investimit e përpilon një kontratë ku banka autorizohet të marrë çdo muaj 300-mij lekë të vjetra nga llogaria e rrogës e t’i kalojë në fonde kursimi e nëqoftëse do i duhet me prish ndonjë lek babait duhet të vijë 7 ditë para në bankë e t’i thotë që më duhen kaq lekë. Tani se kuptoj si ka njerez kaq të pashpirt që përfitojnë nga padituria e njerëzve në moshë një rrogëtari me rrogë 320-mij lekë i hap kontratë e i thotë që 300 mijë lekë do i mbajë banka cdo muaj për të investuar në bursë e supozohet që të jetojë me 20-mijë lekë të vjetra në muaj. Tani shkojmë te banka e thotë që ke rënë dakort e s’mund ta kancelosh kontratën përndryshe do paguash penalitet në rast kancelimi. Që mos të jenë leket e sigurta as në banke s’kemi ç’presim me që bankieri të kthehet në agjent shitjesh s’kisha parë ndonjëherë, në botë banka ka për dëtyrë të mbrojë fondet në rast rreziku kurse tek ne banka t’i vjedh e para. Ju lutem anonim, faleminderit.