“Shqiponjat” kapin “skifterin” duke vjedhur celularë në Tiranë

588
Një 37-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme nga policia, pasi është kapur duke vjedhur me forcë në një dyqan celularësh në Paskuqan.
Ka qenë një punonjës i Repartit Special “ Shqiponjat”, i cili ka konstatuar se Eragon Aliay është futur në dyqan celularësh të një kompanie dhe pasi ka shtyrë shitësen me forcë, ka marrë 8 aparate celular dhe është larguar me vrap.
Punonjësi i policisë ishte duke lëvizur në këmbë për të shkuar në punë edhe porsa ka parë 37-vjeçarin që po vraponte dhe shitësen e dyqanit që po kërkonte ndihmë është vënë menjëherë në ndjekje të tij.
Eragon Aliay kur ka parë se po e ndiqte punonjësi i Policisë ka hedhur në rrugë aparatet celularë dhe ka vijuar lëvizjen me vrap por që është kapur nga punonjësi i policisë. 
Në ndihmë të tij kanë shkuar edhe dy patrulla të Policisë, të cilët bënë shoqërimin e tij për në Komisariatin e Policisë Nr 5 Tiranë.
Eragon Aliay mësohet se është me origjinë nga Vlorë, por me pasaportë Izraelite.
Siç bëhet e ditur nga blutë e Tiranës, ai kishte hyrë në Shqipëri dy javë më parë dhe sipas informacioneve nuk kishte destinacion final por endej rrugëve.
Sigal