Shqipëria rruga e re e emigrantëve? Kapen në Korçë 15 refugjatë sirianë e irakianë

1137
Sigal

Jo më kot Shqipëria është lakuar në median e huaj dhe në qarqet politike të NE-së, si njëri ndër vendet që mund të kthehej në një “parking refugjatësh”, duke patur parasysh dhe numrin në rritje të emigrantëve që zgjedhin territorin e vendit si një rrugë të sigurt për të kaluar drejt Evropës.

Në dy ditët e fundit, policia kufitare në zonën e Korçës ka ndaluar rreth 15 emigrantë.

Refugjatët vinin nga Siria dhe Iraku. Policia i ka ndaluar në pikën kufitare të Korçës. Më tutje të 15 emigrantët janë dërguar nga autoritetet në Tiranë, pranë qendrës së Azilkërkuesve në Babrru.

Javët e fundit në Shqipëri është vënë re një rritje e numrit të emigrantëve sirianë që kalojnë në kufirin shqiptar. Shpesh herë ata ndalohen nga forcat kufitare, por nuk janë të pakta rastet kur refugjatët arrijnë të kalojnë të pagjurmuar, kjo falë edhe grupeve kriminale që i përdorin azilantët për qëllime përfitimi.