Shqipëria “mbërthehet” nga i nxehti afrikan

50
Sigal

Ministria e Mbrojtjes ka bërë një njoftim të rëndësishëm, ku thotë se autoritetet duhet të jenë në gatishmëri pasi për shkak të temperaturave, ka rrezik të lartë për zjarre. Për shkak të të nxehtit afrikan që pritet të pushtojnë vendin këtë javë, “Mbrojtja” ka kërkuar nga strukturat e gjendjes civile që të jenë në gatishmëri, me prezencë të shtuar në zonat ku ka rrezik më të lartë.

“Sipas informacioneve të marra nga IGJEUM mbi kushtet e motit gjatë ditëve në vijim, temperaturat në vëndin tonë do të jenë relativisht të larta deri në 41°C. Kërkohet nga strukturat e mbrojtjes civile të vijojnë të jenë në gatishmërinë të plotë për menaxhimin e situatave të shkaktuara nga zjarri. Ndërkohë iu bëjmë thirrje qytetarëve të jenë të kujdesshëm në zonat ku paraqitet rrezik më i lartë, gjithashtu të gjithë ata që shkaktojnë situata të tilla nga pakujdesia apo të qëllimshme do të vihen përpara përgjegjësisë penale,”-shkruhej në njoftim.