Analizë nga Ing.Xhevair Ngjeqari: Tuneli Llogorasë nuk është vepër historike dhe turistike. Me 3 km tunel në Orikum, kalohet Llogoraja. Nga të gjitha variantet, ndërtimi tunelit është zgjedhja më e gabuar, më anti mjedisore, anti-ekonomike dhe më anti-perspektive. Shumë shpejt do prishet dhe rruga egzistuese, që shqiptarët të udhëtojnë në Tunelin me Pagesë. Pa kaluar asnjë 10 vjeçar, do ndërtohet Koridori Turistik, i cili do të kalojë 10-20 m mbi nivelin e detit. Bunkeri 12 km i Llogorasë do të mbesi si stalla dimërore për bagëtinë e Dukatit. Nga katër variantet e trasversimit të Karaburunit, zgjodhët pa oponencë, investimin më të gabuar

Nga të gjiitha variantet, ndërtimi Tynelit është zgjedhja më e gabuar, më e kushtueshme, më anti mjedisore, më antiekonomike, më anti perspektive. Shqiptarëve nuk ju ndanë Ngjitjet dhe Zbritjet e Detyruara. Shumë shpejt do prishet dhe rruga egzistuese e Llogorasë, që shqiptarët të detyrohen të udhëtojnë në Tynelin me Pagesë.
- Tyneli Llogorasë nuk është vepër historike, as perspektive, as turistike as ekonomike. Ai nuk i shërben as banorëve të fshatrave të bregut. Treguesit e fizibilitetit të kalimit 10-11000 të mjeteve në ditë, nuk janë reale.Vini një matës të intesitetit të vërtetoni për rentabilitein. Analistë dhe llogaritar mediokër thurin lavde shkurtimit për të justifikuar shpenzimet. Pa kaluar asnjë 10 vjeçar, do ndërtohet Koridori Turistik. I cili do të kalojë 10-20 m mbi nivelin e detit. Bunkeri 12 km i Llogorasë do të mbesi si stalla dimërore për bagëtinë e Dukatit. Nga katër variantet e trasversimit Karaburunit, zgjodhët pa oponencë, investimin më të gabuar.

Arsyet?
- Të mashtruan në Berat me ishullin e Osumit, të mashtruan në Llogora me galerinë e strehimit luftës, ndërsa gjyqin dhe varrin e ekonomisë shqiptare do ta bëjnë në Porto Romano . Është fatkeqësi që një novator si Edi Rama rrethohet nga hajdutë, hipokritë dhe të pa aftë. Me ndrimin e pushteteve, kontigjenti infrastrukturës të demokratëve, ka kaluar te rilindja. Nxirni emrin e autorit të Tynelit Llogorasë, Portit- Porto Romanos dhe të Rrugës Ballabanit. Projektet janë të mentaliteteve të viteve 1980, që i kanë vjedhur dhe ja rishesin shtetit si novacione e Bejte infrastrukturore. Natyrisht që edhe një rrugë apo tynel midis dy Stallave, lehtëson kalimin e kafshëve, por nuk justifikon shpenzimin.
- Më 1914 italianët pushtuan Vlorën dhe gjithë Jugun më 1916-1920.Ushtria italiane hapi trasenë e vështirë Vlorë-Llogora-Himarë-Sarandë L=130 km, e cila kapërcen zgjatimin e Karaburunit në qafën e Llogorasë, në lartësinë ±1000m. Mbas±104 vitesh shqiptarët ndërtojnë tynelin historik të Llogorasë. I cili fillon në nivelin ±430 m, në një thyerje veriore të përroit Dukatit ose sipër Urës Shën Elizës. 3. Shqiptarët tashmë nuk do të ngjiten në lartësinë e Llogorasë 1000 m , por në lartësinë 430 m, në hyrje të tynelit, ose rreth 570 m më poshtë, do të përshkojnë rreth 6 km tynel, me Pagesë dhe do të zbresin në Urën e Palasës në kuotën 254m. Më tej turistët apo pushuesit do të zbresin në nivelin e detit.
- Në qoftë se tyneli është bërë për Turizmin,me 3 km Tynel,në rrëzë të Orikumit, kalohet nën fushën e Ravenës dhe dilet në e Gjirin e Bristanit.Turistët me nji segment të ri rugor turistik (36km) udhëtojnë buzë detit, në shpatin e Karaburunit, deri te rrugët e Bardha ose Plazhi Zamir Manes. Nga ana e Tynelit përshkojnë 26 km rrugë, plus Ngjitje-Zbritjen e Llogorasë re (+860m).Çfarë kusuri kanë turistët të ngjiten dhe zbresin lartësinë e Tynelit kur kalojnë direkt nga Orikumi buzë detit. Ballkoni natyral i ndërtimeve turistike të rrugëve të Bardha është shpati Karaburunit. Edhe ndërtimi galerisë Supermarketit në përroin e Palasës në nivelin h=±100m është i gabuar.
- Ndërsa fshatrat e Dhërmi-Vuno-Palasë-Iliasë, janë detyruara të zbresin në Urën e Palasës niveli 250m, dhe janë të detyruar të ngjiten në lartësinë e Tynelit H=430m. Duke përshkuar për çdo udhëtim 360m lartësi,(2×180)m, plus do paguajnë dhe koston e tynelit. E ardhmja e banorëve të Palasës, Dhërmiut, Vunoit, Iliasës dhe gjithë bregut, është të jetojnë, punojnë, shijojnë bashkëjetesën me vijën bregdetare. Ata për nji zbritje në bregdet detyrohen të përshkojnë vajtje-ardhje jo më pak se 10-12km. Deti për Ata është shih me sy dhe plas me zëmër. Në vënd që të zbresin një herë e mirë në bregdet dhe Orikum e Vlorë, tashmë janë të detyruar të Hipin e Zbresin në lartësitë e tyneli Galeria e bejteve të torturës nuk është zgjidhje funksionale dhe ekonomike për kodrinorët apo malsorët e bregut.
- Nqs.pushtetarëve të Tiranës, për detyrë, apo për një lidhje geni, i dhëmb jeta e banorëve të bregut, të ndërtojnë koridorin bregdetar. Perspektiva dhe nevojat e qarkullimit të banorëve të bregut me Vlorën, realizohet vetëm nëpërmjet ndërtimit korridorit turistik, që kalon nga Fusha e Ravenës ose për rreth Karaburunit. Ato nuk zgjidhen me ndërtimin e vrimës mediokre të tynelit Llogorasë.
- Gadishulli Karaburunit kalohet pa Tynel edhe në fushën e Ravenës, mbi Pasha Liman, në lartësinë h=230m , ose H=200 m më poshtë se hyrja e Tynelit Torturës. Përse duhej ndërtuar 15 km rrugë, mbrapa malit, deri te tyneli dhe përse duhej ndërtuar Galeria më e gjatë e ballkanit?
- Një variant tjetër është kalimi bregdetar rreth Karaburunit, duke ndërtuar e rikostruktuar njëkojhësisht dhe koridorin turistik panoramik bregdetar ± 68km. Megjithëse është më i gjatë, ai është dy herë më i lirë se Tyneli i Mavrisë Historike. Të gjitha treguesit se për shtatë minuta ose sa të thahet pështyma, me ndihmën e tynelit jemi në Palasë janë vetëm dogma të pështira për të justifikuar shpenzimet.
9.Nga të gjitha variantet, ndërtimi TyneliT është zgjedhja më e gabuar, më e kushtuEshme, më anti mjedisore, më antiekonomike, më anti perspektive. Shqiptarëve nuk ju ndanë Ngjitjet dhe Zbritjet e Detyruara. Shumë shpejt do prishet dhe rruga egzistuese e Llogorasë, që shqiptarët të detyrohen të udhëtojnë në Tynelin me Pagesë.

Bregdeti shqiptar zotëron dy gjeo-aftësi, të njohura nga Europa dhe sidomos USA. Ai zotëron kualitete të vyera klimaterike, relievi, balneare dhe gjeografike të vijës bregdetare. Por pozicioni gjeografik e ka çertifikuar edhe si shtet Port dhe Koridor. Ky është i vetmi shtet në Mesdhe dhe Adriatik që nuk ka as porte mallrash, pasagjerës dhe turistësh.
NDËRTIMI I VEPRAVE ANTIEKONOMIKE ANTIMJEDISORE.
- Që nga vitet 1990 vëndi jonë nuk ka një bosht për zhvillimin ekonomik. Brezi i viteve 1950 ka bashkëjetuar ose është dëshmitar për tre regjime pashallarësh, të cilat urrejnë dhe akuzojnë për vdekje njëri tjetrin. Nëse zvaritet ekonomia, kjo është e lidhur me egot e regjimeve. Ka plot 34 vjet që prishen veprat e parardhësve, injorohen prioritetet dhe ndërtohen vepra jo perspektive dhe jo rentabël. Konkretisht: Historia e Tecit Fierit, Tecit në pyllin e Sodës Vlorë dhe Tecit Roskovecit (për të cilën do ketë një shkrim), sabotimet e autostradës Baldushkut , rrugës Berat-Elbasan, Berat-Memaliaj, shpenzimet e rrugës Qukës-Qaf Plloçë, Rruga e Berat-Ballaban, Porti mallrave në Pyllin e Sodës, Porti në Porto Romano, hekurudha në Durrrës–Hani Hotit janë vepra anti ekonomike, që shkatërrojnë ekonominë dhe mjedisin vendor. Për Tecin e Vlorës ose Qefinin Antimjedisor në Pyllin e Sodës është shkruar në gaz. Shekulli 2005(Teci Vlorës ose Cunami Helmit) se nuk ka për të punuar asnjiherë. Kjo u vërtetua. Ai jo vetëm që nuk punon, por harxhohen akoma lek për mirmbajtje. Tani Qefinin Antimjedisor të Pyllit Sodës do ta vendosin në zonën me intesitet të lartë agro-urban të Roskovecit.
DY PASURI TË RALLA KOMBËTARE QË SHMANGEN, INJOROHEN DHE SABOTOHEN
- Bregdeti shqiptar zotëron dy gjeo-aftësi, të njohura nga Europa dhe sidomos USA. Ai zotëron qualitete të vyera klimaterike, relievi, balneare dhe gjeografike të vijës bregdetare. Por pozicioni gjeografik e ka çertifikuar edhe si shtet Port dhe Koridor. Ky është i vetmi shtet në Mesdhe dhe Adriatikqë nuk ka as porte mallrash, pasagjerës dhe turistësh.
- Kjo nënkupton se pasuria e parë vendore, është vija lineare bregdetare ranore dhe kodrinore , në Jug të Adriatikut dhe Veri të Jonit.E cila është e vetme dhe unike në të gjithë Mesdheun. Në të cilën koridori turistik bregdetar ndërtohet mbi 100% në vijën bregdetare. Që është nji rast i rallë për relievin e brigjeve të Mesdheut. Por është i vetmi bregdet në të gjithë Adriatikun dhe Mesdheun që nuk ka rrugë bregdetare. Për të vizituar bregdetin shqiptar udhëtohet me rrugë paralele tokësore dhe vertikale. Duke përshkuar 2,5-3 herë se gjatësia e vetë bregut.
- Me ndryshimet klimaterike e gjithë Shqipëria do të vendoset në vijën bregdetare . Ndërtimi koridorit turistik, i ndarë në tre segmente dhe dy zona kushinetë, nuk ka nevojë as për projektin, as financimet e shtetit shqiptar. Por shpikin lloj lloj marifete për t’jua shmangur ndërtimit bregdetar. Si rasti rrugës Orikum–Dukat-Tynel, dhe 12 km tynel, duke harxhuar mbi 180 milion €uro, me të cilat mund të ndërtonin mbi 40 km autostradë bregdetare me 4 korsi. Ose ndërtimet e Koridorit Murrmë apo Koridorit Blu janë rrugë të brëndshme pa asnjë perspektivë ekonomike.
- Në esset filozofike dhe proverbat popullore njerzia mburret për atë që i mungon. Vitet e fundit mburja dhe vetsiguria për bumin turistik, nuk ka kufi. Pa mohuar ndonjë arritje, nuk ka turizëm në Shqipëri, nuk ka ekonomi, nuk ka perspektivë pa koridorin turistik bregdetar. I vetmi bum ekonomik në vëndin tonë skema e rritjes Çmimeve dhe Taksave të cilat në konsumin e gjërë janë më të larta se vëndet e Europës.
- Në vitin 21 Qershor 1921, i dërguari i parë Amerikan e ka emërtuar bregdetin shqiptar si pozicion gjeografik, Gjibraltari Lindjes ose Ballkanit. Që nënkupton ashtu siç është jetike ngushtica e Gjibraltarit , që furnizon çdo vit 60% të avullimit vjetor të Mesdheut , po ashtu portet e mallrave dhe pasagjerëve dhe turistave në bregdetin Shqiptar, janë jetike për të furnizuar Ballkanin.etj. Një nga arsyet e angazhimit ushtarak amerikan në vëndin tonë dhe rafshnaltën kosovare është pozicioni gjeografik.
- Aktualisht shqipëria nuk tranziton asnji ton mall në Ballkan dhe anasjelltas. Mbasi mashtruan 34 vjet se në portin e Durrësit, do përpunojmë 30-50 milion ton mall /vit dhe anije 50000 ton, nuk ndërtuan asnjë strukturë portuale. Qeveritë vendore vazhdojnë të sabotojnë edhe tranzitin e mallrave të Koridorit *8*.Në bregdetin shqiptar nuk ka porte mallrash dhe posagjerës.
Në esset filozofike dhe proverbat popullore njerëzia mburret për atë që i mungon. Vitet e fundit mburja dhe vetsiguria për bumin turistik, nuk ka kufi. Pa mohuar ndonjë arritje, nuk ka turizëm në Shqipëri, nuk ka ekonomi, nuk ka perspektivë, pa koridorin turistik bregdetar. I vetmi bum ekonomik në vëndin tonë skema e rritjes Çmimeve dhe Taksave, të cilat në konsumin e gjërë janë më të lartat e vëndet e Europës.
- Megjithse natyra në bregun shqiptar, ka ndërtuar portet natyrale më të mëdha të Mesdheut, rreth 90 vjet mbas portit Durrësit, kanë vendosur të ndërtojnë portin e mallrave në Porto Romano. Të ndërtosh basenin ujor të portit në brëndësinë tokësore, porti ka super kosto të lartë, ndërtimi dhe mirmbajtje, ka aftësi të kufizuar përpunimi. Ai nuk furnizon me mallra as ballkanin apo hekurudhën. Me këtë rast dhe ndërtimi i hekurudhës me financimin e Kom. Europian – Durrës-Hani Hotit-Prizren është i falimentuar si Teci Vlorës.
- Pasojat e paftësisë Porto Romanos do të varrosin edhe aftësinë e tranzitit mallrave, të paktën për 50 vitet e ardhshme. Portet janë vepra kapitale edhe për vëndet e zhvilluara të Europës. Nuk dihet kush janë autorët e këtij projekti, oponence, fizibiliteti. Kur të fillojë gërmimi i basenit ujor,1 km2, 20 m të thellë, shqiptarët do të kuptojnë e ndjejnë katraurën e ndërtimit të gabuar. Për ndërtimet e porteve kompanitë europiane etj , dynden për ta ndërtuar me shpenzimet e tyre. Ndërsa porti i Porto Romanos ndërtohet vetëm me lekët e populli të varfër shqiptar.
- Mbas viteve 1990 edukata administrative, oponenca, ndërtimet e veprave kapitale konceptohen, vizatohen, ndërtohen pa asnjë oponencë apo fizibilitet ekonomik.Vetëm në Shqipëri ndodh qeveria angazhon nji kompani private të hartojë projektin e Aeroportit të Vlorës, e financon , i jep konçesionin për shfrytëzimin 35 konçesionar dhe i jep garancinë , ekonomike se po nuk pati pasagjer për 10 vjet, lekët i paguan shteti shqiptar . Ky është fizibiliteti i veprave të infrastrukturës vendore. Duke ritheksuar që tyneli Llogorasë dhe aeroporti Vlorës janë karroca të zhvillimit turistik. Ndërsa lokomotiva, themeli, e ardhmja, perspektiva , rentabiliteti i turizmit dhe jetës shqiptare , është ndërtimi koridorit bregdetar buzë detit , që i shmangen qeveritë shqiptare .




















