‘Shqipëria e fundit në rajon’/ Meta: Media shqiptare, nën dhunën e qeverisë dhe kontrollin e oligarkisë

80
Sigal

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka theksuar se edhe këtë vit media shqiptare gjendet vit nën dhunën dhe censurën e Qeverisë dhe të klientëve të saj, si dhe nën kontrollin e oligarkisë.

Postimi i plotë: “Dita Botërore e Lirisë së Shtypit e gjen median shqiptare edhe për këtë vit nën dhunën dhe censurën e Qeverisë dhe të klientëve të saj, si dhe nën kontrollin e oligarkisë.

Hedhja në erë me tritol e bizneseve të pronarëve të mediave, mbyllja e televizioneve, përdorimi i armëve të zjarrit dhe dhunës brutale fizike ndaj reporterëve, gjobat e padrejta, censura dhe autocensura, ndalimet pa shkak, kërcënimet, shantazhet, mungesa e kontratave të rregullta të punës dhe keqpagesa, si dhe ndikimi politik nëpërmjet përcaktimit të linjave editoriale me fonde nga bota e errët e krimit dhe korrupsionit, është mjedisi ku punuan shumica e gazetarëve shqiptarë.

Duke ndarë të njëjtat shqetësime të shprehura edhe në raportin e fundit të “Reporterëve pa Kufij”, theksoi rëndësinë për një media të lirë, të pavarur dhe të përgjegjshme, që është thelbësore për çdo demokraci funksionale dhe të qëndrueshme.

Media e lirë, e pavarur dhe në shërbim të interesit më të lartë publik, transparencës dhe llogaridhënies në çdo nivel, është një qëllim për të cilin duhet të përpiqemi dhe të bashkëpunojmë të gjithë.

Jo më kot, Shqipëria renditet e fundit në rajon për lirinë e medias, ndaj më 14 Maj është Koha për Ndryshim!