Itali/ Lëshohen 4.400 leje qëndrimeve shtesë për punë sezonale, 2.000 leje qëndrimi për studime, 200 leje qëndrimi në BE

-Shkon në 74 mijë dekreti i fluksese për punë stinore.

Vendimi për konvertimet në leje qëndrimi për punë të varur josezonalehe studime

Sigal

– Të huajve u jepet kohë deri më 30 shtator 2022 për të paraqitur kërkesë konvertimi.

7.000 kuotat e vëna në dispozion për konvertime lejeqëndrimesh të ndryshme në lejeqëndrime për motive pune (të varur apo të pavarur), të huajve u dha kohë deri më 30 shtator 2022 për të paraqitur kërkesë.

Për këto dy kategori numri i kërkesave të paraqitura është shumë më i ulët se ai  i kuotave të vëna në dispozicion ndaj qeveria ka vendosur edhe shtyrjen e afatit përtej 17 marsit siç shpjegon një qarkore e përbashkët e ministrisë së Brendshme, të Punës dhe asaj të Bujqësisë.

Më saktësisht, në qarkore thuhet se më 17 mars 2022 rezultojnë të kërkuara vetëm 45% e 7.000 kuotave të rezervuara për konvertimet e lejeqëndrimeve. Thuhet gjithashtu se ka shumë të lira edhe nga 100 kuotat e rezervuara për punonjës të huaj josezonalë që kanë përfunduar programe formimi dhe shkollimi në vendlindje sipas nenit 23 të tekstit unik për imigracionin.

 

Dekreti i ri i flukseve u rezervon 7.000 kuota të huajve që duan të konvertojnë në lejeqëndrim për punë lejeqëndrimin që kanë për një tjetër motiv.

Autorizohet konvertimi në leje qëndrimi për punë të varur josezonale i:

– 4.400  lejeqëndrimeve për punë sezonale;

– 2.000 lejeqëndrimeve për studime, praktikë pune dhe/ose formim profesional;

– 200 lejeqëndrimeve BE për qëndrues afatgjatë të lëshuar nga vende të tjera europiane;

Parashikohen gjithashtu edhe konvertime në lejeqëndrime për punë të pavarur i:

– 370 lejeqëndrimeve për studime, praktikë pune dhe/ose formim profesional;

– 30 lejeqëndrimeve BE për qëndrues afatgjatë të lëshuar nga vende të tjera europiane.

Qarkorja e përbashkët e ministrisë së Punës, ministrisë së Brendshme dhe asaj për Bujqësinë, Sovranitetin Ushqimor dhe për Pyjet e 30 janarit 2023 kujton që në rast konvertimi në punë të varur, punonjësi duhet të paraqesë në momentin e thirrjes në Sportello Unico, propozimin e kontratës së qëndrimit të nënshkruar nga punëdhënësi duke përdorur modelin, në dispozicion në portalin e Ministrisë së Brendshme. Pas nënshkrimit të kontratës së qëndrimit, punëdhënësit do t’i kërkohet të bëjë komunikimin e detyrueshëm të punësimit (përmes Mod. UNI-Lav) sipas normave në fuqi dhe t’i lëshojë një kopje punonjësit, i cili duhet ta fusë atë mes dokumenteve me kërkesën për konvertim të lejes së qëndrimit në punë të varur, që i përcjell me postë kuesturës kompetente.

Hyrjet për punë sezonale

Dekreti u rezervon 44.000 kuota hyrjeve për punë sezonale në sektorin bujqësor dhe atë të turizmit-hotelerisë.

Edhe këto kuota janë për punonjësit që janë shtetas të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, Bosnje-Hercegovinës, Serbisë, Algjerisë, Bangladeshit, Republikës së Koresë, Bregut të Fildishtë, Egjiptit, El Salvadorit, Etiopisë, Filipineve, Gambias, Ganës, Gjeorgjisë, Japonisë, Indisë, Malit, Marokut, Mauritiusit, Moldovës, Nigerit, Nigerisë, Pakistanit, Perusë, Senegalit, Sri Lankës, Sudanit, Tunizisë dhe Ukrainës.

22.000 prej këtyre kuotave, vetëm për sektorin e bujqësisë, të mund të kërkohen në emër të punëdhënësve nga organizatat profesionale të kategorisë: Cia, Coldiretti, Confagricoltura, Copagri, Alleanza delle cooperative (përfshin Lega Cooperative dhe Confcooperative), Associazione Generale Cooperative Italiane-AGCI, Kërkesat e nisura nga këto organizata do të shqyrtohen me përparësi nga Sporteli Unik.

Së fundi, 1.500 nga 44.000 kuotat u rezervohen hyrjeve për punë sezonale shumëvjeçare. Në fakt, Teksti Unik për Imigracionin parashikon mundësinë e kërkimit të një lejeqëndrimi trevjeçar, gjithnjë për punë sezonale, në rast se punëtori ka hyrë tashmë në Itali për të kryer punë të varur sezonale të paktën një herë në pesë vitet e fundit. Në raste të tilla, kërkesa mund të paraqitet edhe nga një punëdhënës i ndryshëm nga ai i mëparshmi. Avantazhi kryesor të lejes shumëvjeçare është se lejon punonjësin sezonal të hyjë në Itali vitin pasardhës, pavarësisht nga publikimi i dekretit të flukseve për punë sezonale. Kërkesa për punësim në rastin e lejes sezonale shumëvjeçare për vitet pas të parit mund të bëhet edhe nga një punëdhënës i ndryshëm nga punëdhënësi që ka marrë lejen trevjeçare për punë sezonale.

Të tjera

1.000 kuota janë për punonjës të huaj josezonalë, që kanë përfunduar programe formimi dhe shkollimi në vendlindje sipas nenit 23 të tekstit unik për imigracionin (dekreti legjislativ nr. 286 i 25 korrikut 1998);

100 kuota hyrjeje rezervohen për punonjës me origjinë italiane (pasardhës deri të shkallës së tretë) rezidentë në Venezuelë;

500 kuota për punonjës të pavarur: sipërmarrës që duan të ngrenë në Itali një sipërmarrje Start-up apo të hapin një aktivitet privat duke investuar jo më pak se 500.000 € e që parashikon hapjen e të paktën 3 vendeve të reja pune, për profesionistë të pavarur, administratorë shoqërish, artistë të famshëm.