Shkoza flet për ndryshim/ Qindra banorë i bashkohen Belind Këlliçit në marshim

Në vitin 2023, banorët e Tiranës kanë ende kërkesa bazike, por jetike, të paplotësuara. Në Shkozë, ku shtrëngoi duart me qytetarë të zonës, Belind Këlliçi u përballë me një realitet të vështirë të mijëra njerëzve. Për shumë familje, problemi kryesor është shembja e banesës për t’u hapur rrugë projekteve në infrastrukturë. Por teksa banesat u janë shembur, banorëve s’po u njihet e drejta e pronësisë. Belind Këlliçi tregoi rastin e një qytetari, të cilit i ishte shembur shtëpia nga Bashkia e Tiranës, ku jo vetëm që nuk është dëmshpërblyer, por i është vendosur dhe një gjobë nga IMT. Këlliçi premtoi se pas 14 Majit, prona e qytetarit nuk do të preket.

“Një qytetari të Tiranës, i shembet shtëpia, kërkon të drejtën e vet, kërkon ndihmë në Bashkinë e Tiranës dhe përgjigja që i vjen është që ty nuk të është shembur shtëpia dhe do të fus dhe 8 milionë lekë gjobë. Ndërkohë që është në rrugë! Unë ju jap fjalën që banesa e asnjë qytetari nuk do të preket pas 14 Majit nga Belind Këlliçi. Prona është e shenjtë, unë jam i djathtë, unë besoj te prona, te kombi, te familja, padiskutim prona është në themelin e shoqërisë sonë. Ju ato shtëpi që keni, i keni kursimet e një jete” – tha Këlliçi.

Sigal

Teksa bashkëbisedonte me qindra banorë të Shkozës, Belind Këlliçi pati një ftesë edhe për socialistët, që mund të votojnë Erion Veliajn.