Sekretari i Këshillit të Lartë të Iranit për të Drejtat e Njeriut u bëri thirrje vendeve që janë bërë strehë për Organizatën Muxhahedinwve –MEK, ose t’i dëbojnë terroristët ose t’ia dorëzojnë Iranit.Kazem Gharibabadi i bëri këto komente në një intervistë nw rrjetin e lajmeve Al-Alam me bazë në Teheran.
Duke deklaruar se Irani është një nga vendet e pakta që ka qenë dhe është objektiv i sulmeve terroriste, Gharibabadi tha se pas fitores së Revolucionit Islamik, grupet terroriste u krijuan me mbështetjen e Perëndimit dhe Shteteve të Bashkuara dhe vranë më shumë se 17,000 njerwz tw pafajshwm.
Duke theksuar se grupi terrorist MEK, sikurse grupet e tjera terroriste, është i vendosur kryesisht në disa vende perëndimore dhe gëzon mbështetjen e tyre, ai shtoi se perëndimorët i përdorin këto grupe si mjet për të arritur qëllimet e tyre të politikës së jashtme.
MEK-ut jo vetëm që i mungon mbështetja e njerëzve brenda vendit, por edhe përçmohet gjerësisht, tha ai duke shtuar se është e natyrshme që ata të mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre.
Ne jemi në thelb kundër terrorizmit dhe do të përdorim kapacitete të ndryshme si potencialet juridike, gjyqësore dhe politike për të mos lejuar që këto grupe të paraqesin problem për sigurinë dhe paqen e vendit me veprimet e tyre, tha ai.
Sipas Gharibabadi, gjurmimi i krimeve të anëtarëve të MEK duhet të bwhet publikisht sepse është e nevojshme që opinioni publik vendas dhe ndërkombëtar të dinë për krimet terroriste të kryera nga MEK dhe të njihen me natyrën e egër dhe terroriste të grupit.
Ne mirëpresim qëndrimin e fundit të qeverisë shqiptare në lidhje me MEK-në, tha ai, duke shtuar se edhe disa vende të tjera evropiane kanë arritur të besojnë se grupi është i natyrës terroriste dhe është një kërcënim për sigurinë dhe qetësinë e shoqërisë evropiane.



















