Pas muajve me shifra të frikshme nga virusi vdekjeprurës, Shqipëria del nga zona e kuqe e Covid-19 në hartën botërore për situatën e pandemisë. Mjeku neurokirurg në Madrid, Kita Sallabanda, thotë se ndryshe nga një muaj më parë, dy javët e fundit të Prillit situata në Shqipëri është pozitive.
”Shqipëria është në ngjyrë të verdhë, ndërsa pjesa më e madhe e Europës në ngjyrë të kuqe. Është një vend që është që është në situatën e mesme, nuk është si Kina, Australia apo Meksika në listën jeshile, por është situatë pozitive, ndërsa më parë ishte me ngjyrë të kuqe”, tha Sallabanda për ”Tv Klan”.
Sipas mjekut, edhe të dhënat e Bashkimit Europian e nxjerrin Shqipërinë në vendin e dytë në Europë që po e kalon lehtë pandeminë. Përmirësimi i situatës ka dy faktorë. ”Kjo është kjo për shkak të vaksinimit të popullatës dhe asaj pjese që e ka kaluar Covid-19”.