Shpërthimet me tritol në Shkodër, autorët përdorën rreth 700 gram lëndë plasëse

145
Sigal

Rreth 700 gram titol janë përdorur në dy shpërthimet e orëve të para të mëngjesit të së shtunës në Shkodër. Sasia më e madhe e lëndës plasëse është vënë në biznesin e kandidatit për kryetar bashkie Xhemal Bushati.

Sipas ekspertëve, sasia e eksplozivit e vendosur pranë pronës së Bushatit ka qenë 450 gramë. Ndërsa në supermakretin pranë “Loro Boriçit” u vendosën rreth 250 gramë lëndë plasëse.

Për shpërthimet që tronditën Shkodrën hetuesit jo vetëm që nuk kanë mundur të identifikojnë autorët, por deri më tani nuk ka asnjë person të dyshuar.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se vijon analizimi i pamjeve filmike, me qëllimin identifikimin e ndonjë përsoni të përfshirë në këto ngjarje.

Ndërkohë edhe pse mekanizimi në të dyja shpërthimet ka qenë i njëjtë, hetuesit nuk kanë mundur të vërtetojnë apo të dalin në një përfundim nëse ato kanë apo jo lidhje me njëri-tjetrin.

Deri tani pamjet filmike kanë pikasur vetëm autorin e vënies së tritolit në pronën e kandidatit për kryebashkiak Xhemal Bushati, por pa identifikuar se cili ështe ky person.

Për këtë ngjarje policia nuk ka shoqëruar asnjë të dyshuar, apo person që mund të kete dijeni përveç pronarëve të bizneseve qe janë pyetur lidhur me konfliktet që ata mund të kenë.