Shpërthim në Tiranë, dëmtohen dy makina të parkuara

253
Sigal

Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Saukut në rrugën dytësore ku raportohet se nga shpërthimi janë dëmtuar dy xhamat e parë të dy automjeteve të parkuara.

Më datë 20.12.2021, në Sauk, në rrugën “Selim Brahja”, rreth orës 19:45, në rrugën dytësore që del për në rrethrrotullimin e Saukut, afër nënkalimit, dyshohet se ka plasur një sasi e vogël lëndë plasëse dhe për  pasojë janë dëmtuar dy xhamat e parë të dy mjeteve që ndodheshin të parkuara.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit”-njofton policia.