U mbyt në liqenin e Comos, gjendet trupi i futbollistes shqiptare

608
Sigal

Tragjedi për familjen shqiptare dhe sportin në Zvicër por jo vetëm. Trupi i futbollistes shqiptare të Zvicrës dhe Young Boys, Florijana Ismailit është gjetur ditën e sotme në një thellësi prej 204 metrash, jo larg vendit ku ishte zhdukur në Liqenin e Comos në Itali.

Ditën e shtunë 24-vjecarja së bashku me një mikeshën e saj kishte marr një varkë me qira. Ajo ishte zhytur për t’u larë por nuk kishte dalë më në sipërfaqe.

Mediat italiane raportojnë se ekipet e kërkimit e kanë gjetur trupin e 24-vjeçares në një thellësi prej 204 metrave afër vendit ku ishte hedhur për t’u larë. Ai është gjetur nga një robot për shkak të thellësisë.

Florijana Ismaili, e lindur në Bern nga prindër shqiptarë ishte pjesë e Young Boys që prej vitit 2011. Më 2014, ajo debutoi edhe në ekipin kombëtar të Zvicër dhe që prej atëherë i zhvilloi 33 ndeshje. Ajo ka luajtur edhe përballë Shqipërisë dhe emocionet e asaj ndeshje i pati shprehur në një intervistë.