Sigal

Policia e Kukësit ka arrestuar autorin e dyshuar të vendosjes së eksplozivit në një shtyllë elektrike.

Autori i dyshuar u identifikua si shtetasi Feim Lugja, 20 vjeç, banues në fshatin Kalimash, i cili shpërtheu një sasi tritoli në një shtyllë tensioni, ku si pasojë mbetën pa energji elektrike banorët e zonës përreth.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia në banesën e tij u gjet 32 m fitil zjarr-përcjellës, si dhe një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike, Cannabis Sattiva.
Në vendin e ngjarjes u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale 6 m fitil zjarr-përcjellës, i ngjashëm me atë që u gjet në banesën e tij.
Materialet për veprime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv” dhe “Prodhimi, mbajtja pa leje e lëndëve plasëse” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.