Sigal

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili ka sulmuar kryeministrin Edi Rama në lidhje me betejën e qeverisë kundër trafikut të drogës.

Në statusin e tij në Facebook, Vasili ka dhënë theksin tek deklarata e presidentit amerikan Donald Trump, i cili shpali publikisht se SHBA do të zhvillojë një betejë dhe një luftë nga më agresivet ndaj drogës.

Ndërsa për kryeminstrin shqiptar, thuhet në postimin e Petrit Vasilit, fjalët “luftë ndaj drogës”, janë fjalët që ai urren më shumë sepse sipas Vasilit, Edi Rama qeveris përmes drogës dhe për drogën.

Statusi i plotë i Petrit Vasilit

Trump ballas kunder droges ndersa Rama ne krah te saj dhe kunder Trump.

Donald Trump ne OKB shpalli publikisht se SHBA do te zhvilloje nje beteje dhe nje lufte nga me agresivet ndaj droges si shkaterrimtare e shoqerise,shendetit dhe ekonomise.
Per Trump kjo beteje e ashper dhe pa kompromis eshte prioritet madhor mbareboteror.
Per kryeministrin e Shqiperise fjalet “lufte ndaj droges”, jane pikerisht fjalet, qe ai urren me shume,sepse kryeministri vete eshte ai qe gjallon,vegjeton dhe qeveris permes droges,me drogen dhe per drogen.
Kryeministri e permbyti Shqiperine me droge dhe per perdorimin e kokaines e radhiti si vendin e pare.
Mbi kete kryeminister rendojne fatet e mijra familjeve te shkaterruara,mijra familjeve te kriminalizuara te perfshira ne kultivim dhe trafik droge dhe mijra jeteve me shendet te shkaterruar nga perdorimi i droges.
Trump eshte perballe droges ndersa Rama ne krah te saj,pra kunder Trump….