Shpërndarësit e kokainës “zaptojnë” Tiranën, ja zonat me pikat më problematike ku shitet dhe konsumohet më shumë drogë

109
Sigal

Buka e bardhë apo pluhuri i zanave janë disa prej pseudonimeve, që përdorin shpërndarësit e kokainës në kryeqytet. Vetëm në 5 muajt e parë të këtij viti policia e kryeqytetit ka sekuestruar 7.5 kg kokainë ndërsa vitin e kaluar në Tiranë u sekuestruan në operacione të ndryshme 9 kg kokainë. Shifrat tregojnë për rritje të konsumimit të kokainës por edhe forcës goditëse të policisë.
Zonat më të frekuentuara nga shitësit dhe grupet kriminale që merren me këtë aktivitet janë qendra e Tiranës, zona e Bllokut, Komuna e Parisit si dhe Kodra e Diellit.
Disa ditë më parë policia e Tiranës në zonën e Kodrës së Diellit sekuestroi 2.3 kg kokainë dhe arrestoi 5 persona. Ky rrjet kriminal drejtohej nga Kostaq Murtaj, i cili përveç shitjes së kokainës kishte dhe një biznes të tregtimit të produkteve ushqimore në Sarandë.
Në industrinë e kokainës ai bashkëpunonte me 2 këshilltarët e porsazgjedhur të bashkisë sarandë Olsi Mylka dhe Shemsi Progda, të cilët veç angazhimit në drogë dhe politikë kishin dhe biznese. Në skemën e shpërndarjes së kokainës policia identifikoi dhe punonjësin e agjencisë shtetërore të kadastrës në Tiranë Donald Muhamuçi si dhe Ermal Lamaj.
Më 4 shkurt të këtij viti policia e Tiranës sekuestroi 2.1 kg kokainë dhe rreth 4 kg heroinë e cila shpërndahej nga një grup i drejtuar nga Brikena Frakulli e cila në këtë aktivitet kishte përfshirë dhe fëmijët e saj. Në këtë operacion në pranga ranë edhe Hortenca Biçakun, Klevi Banushi dhe Artur Kristo.
Në një operacion të ngjashëm me më shumë se 20 të arrestuar më 22 mars policia e Tiranës sekuestroi më shumë se 2 kg kokainë. Hetimet zbuluan se kokainën grupet e shpërndarësve e siguronin nga një person i huaj, që vinte nga lindja e mesme e për autoritetet mbeti anonim.tch. Gjithashtu në pallatet te burgu i grave në Ali Demi dhe gjithashtu dhe Brylli është shfaqur si zonë teje shqetësuese.