Shpërndante lëndë narkotike/ Pa policinë dhe gëlltiti vetë dozat e heroinës…

480
Sigal

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 5 persona në 24 orët e fundit, ndërsa një tjetër u procedua në gjendje të lirë.

Në Yzberisht u arrestua shtetasi O. K., 26 vjeç, i cili tregtonte në këtë zonë lëndë narkotike heroinë.”Shtetasi O. K., sapo ka parë punonjësit e policisë, ka gëlltitur disa qese ambalazhi, të cilat dyshohet se kanë qenë me lëndë narkotike të llojit heroinë”, thotë policia.Kontrolli ka vijuar edhe në banesën e 26-vjeçarit, ku Policia ka gjetur një përforcues metalik grushti dhe 12 tableta të dyshuara metadon.