Shpërndahet me dhunë protesta në sheshin “Skënderbej”, policia arreston qytetarët

373
Sigal

Policia ka shpërndarë me dhunë një tubim paqësor të shoqërisë civile dhe studentëve në sheshin “Skënderbej”. Dhjetëra qytetarë, duke respektuar distancën sociale për shmangien e pandemisë, u mblodhën në shesh për të kundërshtuar masat e qeverisë “Rama”.

Policia nuk ka lejuar vijimin e tubimit dhe pa asnjë paralajmërim ka ndërhyrë duke shpërndarë me dhunë protestuesit. Disa prej organizatorëve të tubimit janë shoqëruar me pranga në polici.
Mes të arrestuarve janë dhe studentë që ishin aktivë gjatë protestave studentore në vitin 2018.