Sazan Guri para se të shoqërohej në polici: Është mashtrim, nuk ka pandemi

358
Sigal

Mesditën e sotme, Shoqëria Civile ka zhvilluar një protestë tek “Sheshi Skënderbej” në Tiranë, ku kërkoi që t’i jepet fund kufizimeve që ka vendosur qeveria për shkak të pandemisë së karonavirusit.

Sazan Guri para se të shoqërohej në Polici u shpreh se nuk ka më pandemi dhe se Rama tallet me jetët e shqiptarëve. Ai theksoi se gjithçka është një mashtrim.

“Këta që u mblodhën 200 veta sot, nuk i komandoi njeri, janë të pashpirt. Janë dy milionë të tjerë gati për protestë. Në këtë rast, këta u mblodhën për të protestuar kundër një diktature sepse diktatura nuk mund të zgjasë gjendjen që quhet në të gjithë botën si diktaturë e ligjit.

Përse parlamenti nuk gabon. Le të flasë Rama me doktorin më të madh gjerman që thotë që është mashtrim i madh, që është pandemi. E lamë që të kontrollojë tre javë jetën tonë, por nuk mund të tallet. Ne e kuptuam që nuk është pandemi dhe Shqipëria është e veçantë për shumë arsye”, tha Sazan Guri.

Ditën e sotme, protestuesit janë shpërndarë forcërisht nga forcat e Policisë. Ata ishin mbledhur në shesh, për të kundërshtuar masat e marra për koronavirusin.

Menjëherë ndërhyri Policia, e cila ka tërhequr zvarrë për t’i shoqëruar protestuesit, ndërkohë disa prej tyre kanë bërë edhe rezistencë.