Shoqata Shqiptare e Bankave (AAB) organizon Forumin me temë: Digjitalizimi kundrejt parasë fizike

158
Sigal

Vitet e fundit kemi hyrë në një epokë të re, ku përdorimi i parasë dixhitale po përdoret gjithnjë e më shumë si mjet pagese. Inovacionet e ndryshme në shërbimet FinTech (financat alternative bazuar në teknologji)  kanë nxitur Shoqatën Shqiptare të Bankave të mbajnë në forum, ku do të  diskutohet për kanalet alternative të pagesave, përdorimin e  e-Albania nga bankat etj.

Forumi zhvillon punimet nesër, ditën e martë më 14.06.2022, ne në sallën e konferencave Queen Geraldina, të Maritim Hotel Plaza sipas agjendës bashkëngjitur,dhe do të jetë i hapur për median. Pritja e pjesëmarrësve do te jete 9:30-10:00.

Temat që do të diskutohen: Kanale alternative të pagesave; Ulja e cash-it në ekonomi dhe lufta ndaj informalitetit dhe Perdorimi i e-Albania nga bankat.

Punimet e këtij forumi do te përshëndeten nga:

  1. Bledar Shella, Kryetar i AAB-së
  2. Gent Sejko, Guvernator, Banka e Shqipërisë

Znj. Delina Ibrahimaj, Ministër i Financave dhe Ekonomisë

  1. Arben Ahmetaj, Zëvendës Kryeministër dhe Ministër i Shtetit për Rindërtimin dhe Programin e Reformave