Një aksident është shënuar këtë të enjte në aksin Thumanë–Milot, pranë fshatit Gjorem.
Një automjet që lëvizte në drejtim të Veriut, ka humbur kontrollin duke u përplasur me barrierat anësore të rrugës.
Mësohet se në makinë ndodhej vetëm shoferi, i cili mësohet se ka marrë plagë të rënda.
Ai është dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë, ndërkohë që Policia po heton shkaqet e aksidentit.