Shkulen palmat në autostradën Tiranë-Durrës

296
Në autostradën Tiranë-Durrës ka nisur shkulja e palmave të vendosura dy vite më parë. Po hiqen palmat në  anët e rrugës nga punëtorët. Punimet për zgjerimin e autostradës kanë nisur ndërkohë që edhe palmat, tenderi për blerjen e të cilave i kushtojë shtetit shqiptar 600 mijë dollarë, po hiqen pa shumë bujë. Palmat ishin dëmtuar nga i ftohti dhe shkulja e tyre ishte vendosur më herët nga qeveria. Ato u blenë edhe pse në kohnë e vendosjes së tyre ekspertët paralajmëruan se vendosja e tyre në këtë aks rrugor ishte diçka e dështuar.