Shkrumbohet një sipërfaqe rreth 1000 m2 pranë tregut të ri në Berat, zjarrfikësit lokalizojnë shpejt flakët

35
Sigal

Një zjarr i dyshuar i qëllimshëm ka rënë pranë Tregut të ri, tek Ura e Salillarit në Berat.

Sipas informacioneve të para, fillimisht zjarri u pikas nga kalimtarët e rastit, të cilët njoftuan zjarrfikësit.

Megjithëse zjarri ishte duke u përhapur me shpejtësi për shkak të erës e temperaturave të larta, zjarrfikësit bën të mundur izolimin e tij dhe fikjen e zjarrit në një kohë relativisht të shkurtër.

Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 1000 m2 me shkurre e ferra.

Sipas burimeve zjarrfikëse në vendngjarje dyshohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit (autorëve).