Flakët përfshijnë një sipërfaqe pylli në Hotolisht, rrezikohet një banesë

315
Sigal

Flakët kanë përfshirë një sipërfaqe pylli buzë rrugës nacionale në Hotolisht, përgjatë aksit rrugor Librazhd-Përrenjas.

Janë konstatuar tre vatra zjarri në lagjen Ferrë dhe Vulçan në Hotolisht.

Nga flakët mësohet se rrezikohet një banesë, ndërkohë që zjarrfikësja dhe policia kanë mbërritur në vendngjarje.