Shkrumbohet një sipërfaqe e madhe me ullinj në Patos, shihni dëmet e shkaktuara

329
Sigal

Një zjarr masiv ka shkrumbuar një sipërfaqe me ullishte në fshatin Rusinje të Patosit. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme. Raportohet se në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta të shërbimit zjarrfikës, të cilat pas punës në terren bën të mundur shuarjen e zjarrit. Ndërkohë që terreni i vështirë dhe era ka favorizuar përhapjen e zjarrit, i cili fatmirësisht është vënë nën kontroll. Mes të tjerash mësohet se flakët kishin rënë pran puseve të naftës në këtë zonë, për t’u përhapur më pas në tokat e mbjella me ullinj, konkretisht në 1.5 hektar.