Shkrumbohet banesa 2-katëshe në Milot, shpëtojnë mrekullisht 7 anëtarët e familjes

232
Sigal

Një banesë dy katëshe në Milot është djegur totalisht.

Sipas burimeve zjarri ka rënë gjatë orës 3 të mëngjesit të sotëm kur 7 anëtarët e familjes kanë qenë brenda.

Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar, por dëmet materiale janë të konsiderueshme. Ende nuk dihet shkaku i djegies së banesës. Policia dhe forcat zjarrfikëse ndodhen në vendin e ngjarjes.

Mësohet se banesa është në pronësi të shtetasit me iniciale M.C