Aksident i rëndë në Kamëz, i riu përplas për vdekje 30-vjeçarin që po udhëtonte me motor

266
Sigal

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në bulevardin ‘Blu’ në Tiranë. Një 30-vjeçar, drejtues motori ka humbur jetën pasi u përplas me një makinë.

Sipas policisë, drejtuesi i makinës shtetasi me iniciale R.M, rreth 25-vjeç, është përplasur me mjetin motorr me drejtues shtetasin F. H., rreth 30 vjeç. Për pasojë ka mbetur i vdekur në vend 30-vjeçari me iniciale F.H. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.