GJKKO ka vendosur pushimin e akuzave ndaj 6 ish zyrtarëve të pandehur, për të cilën SPAK i akuzoi për shkelje në një tender me vlerë 2.2 miliardë lekë në ARRSH.
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt:
“Gjykimin e çështjes penale që i përket procedimit penal nr. 175/1/4, të vitit 2024, në ngarkim të të pandehurve Arbër Troka, Miranda Shkurti, Nikollaq Mihali, Almir Hoxhaj, Erjon Zemanaj, Admir Remzi Pahumi”.
- Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Erjon Bani, Flojera Davidhi dhe Elsa Ulliri, me vendimin nr. 22, datë 12.03.2026 vendosi:
- Pushimin e akuzës në ngarkim të të pandehurit Arbër S. Troka, për kryerjen e veprës penale të “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publikë”, e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 258 dhe 25 i Kodit Penal (sipas parashikimit para ndryshimeve të bëra me Ligjin Nr. 43/2021) për shkak të parashkrimit të ndjekjes penale.
- Pushimin e akuzës në ngarkim të të pandehurës Miranda T. Shkurti, për kryerjen e veprës penale të “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publikë”, e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 258 dhe 25 i Kodit Penal (sipas parashikimit para ndryshimeve të bëra me Ligjin Nr. 43/2021) për shkak të parashkrimit të ndjekjes penale. 3. Pushimin e akuzës në ngarkim të të pandehurit Nikollaq Dh. Mihali, për kryerjen e veprës penale të “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publikë”, e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 258 dhe 25 i Kodit Penal (sipas parashikimit para ndryshimeve të bëra me Ligjin Nr. 43/2021) për shkak të parashkrimit të ndjekjes penale.
- Pushimin e akuzës në ngarkim të të pandehurit Almir F. Hoxhaj, për kryerjen e veprës penale të “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publikë”, e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 258 dhe 25 i Kodit Penal (sipas parashikimit para ndryshimeve të bëra me Ligjin Nr. 43/2021) për shkak të parashkrimit të ndjekjes penale. 5. Pushimin e akuzës në ngarkim të të pandehurit Erjon I. Zemanaj, për kryerjen e veprës penale të “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publikë”, e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 258 dhe 25 i Kodit Penal (sipas parashikimit para ndryshimeve të bëra me Ligjin Nr. 43/2021) për shkak të parashkrimit të ndjekjes penale.
- Pushimin e akuzës në ngarkim të të pandehurit Admir R. Pahumi, për kryerjen e veprës penale të “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publikë”, e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 258 dhe 25 i Kodit Penal (sipas parashikimit para ndryshimeve të bëra me Ligjin Nr. 43/2021) për shkak të parashkrimit të ndjekjes penale.






















