Shkelën rregullat e qarkullimit në dalje të autostradës Tiranë- Elbasan, ndëshkohen me gjobë 11 shoferë

83
Sigal

Në lidhje me një video të publikuar në rrjete sociale, në të cilën shfaqen 11 automjete që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor, në dalje të autostradës “Tiranë-Elbasan”, ju informojmë se:

Sektori i Policisë Rrugore ka kryer verifikimet dhe ka vënë masën administrative 3 000 lekë të rinj për secilin automjet, bazuar në pikën 2, neni 144, të Kodit Rrugor, i cili sanksionon mosrespektimin e sinjalistikës rrugore horizontale.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, dhe i garanton ata se do të reagojë menjëherë dhe konform ligjit.