Shiu nuk i ndal mbledhjet e firmave, AMT ndalon në Elbasan (VIDEO)

396
Sigal

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar ka vijuar me turin e takimeve në kuadër të peticionit për mbledhjen e firmave që të ringrihet Teatrit ashtu siç ishte. Pas Kukësit, Shkodrës dhe Matit, Lezhës dhe Lushnjes, radhën e ka Elbasani.

Pavarësisht motit të keq, aleanca ka mbërritur në Elbasan dhe dhjetëra qytetarë i janë bashkuar thirrjes për mbledhjen e firmave. Mes artistëve të mbledhur renditet edhe Neritan Liçaj, i cili është shfaqur gjithmonë në protestat kundër shembjes së Teatrit.