Asambleja miraton oraret dhe ditët e rifillimit të Seria A

279
Sigal

Vendimi më i rëndësishëm për rifillimin e kampionatit italian u mor ditën e djeshme, teksa më pas shkoi në zyrën e qeverisë. Sot Këshilli dhe Asambleja e Ligës së Futbollit, kanë miratuar rifillimin e sezonit më 12-14-17 qershor për Kupën e Italisë dhe 20 qershor për javën e 25-të të Seria A.

Fillimi i vërtet i kampionatit është në javën e 27-të, që do të luhet më 22-23 dhe 24 qershor. Diskutime janë bërë edhe për oraret që kanë mbetur 3: 17:15, 19:300 dhe 21:45, por me synimin për të hequr orarin e 17:15.

Futbollistët që janë në huazim mund të rikthehen në ekipet e tyre, por nuk mund që të aktivizohen.