Ballina Aktualitet Shiste objekte kontrabandë, në pranga 30-vjeçari në Tiranë. I sekuestrohen 25 ora...

Shiste objekte kontrabandë, në pranga 30-vjeçari në Tiranë. I sekuestrohen 25 ora dhe…

23
Sigal

Finalizohet nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, operacioni policor i koduar “Okazion”.

Shiste në rrugë, me çmime fiktive, ora dhe sende të tjera të markave të shtrenjta, arrestohet 30-vjeçari.

Sekuestrohen 25 ora dhe 2 stilolapsa të markave të ndryshme, të dyshuara të kontrabanduara.

Si rezultat i patrullimeve në terren dhe kontrolleve në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin dhe goditjen e rasteve të kryerjes së aktiviteteve tregtare, në kundërshtim me ligjet, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të Drejtorisë për hetimin e këtyre krimeve, në DPPSh, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Okazion”.

Gjatë operacionit u kap në flagrancë në rrugën “Reshit Çollaku”, Tiranë, dhe u vu në pranga shtetasi Xh. L., 30 vjeç, banues në Tiranë.

Shërbimet e Policisë i gjetën dhe i sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 30-vjeçarit, 25 ora dhe 2 stilolapsa të markave të ndryshme, të shtrenjta. Sendet, të dyshuara të kontrabanduara, shiteshin nga ky shtetas, me çmime fiktive dhe pa fatura.

Në vijim, u referuan materialet në Prokurori dhe për përcaktimin e përgjëgjësisë penale të punonjësve të Drejtorisë Vendore të Tatimeve Tiranë, që mbulojnë zonën ku shiste shtetasi Xh. L..

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.