Shira të dendur dhe përmbytje/ Ja kur përmirësohet moti

597
Sigal

Pas orësh të tëra me reshje të dendura shiu dhe me përmbytje në disa zona të vendit, më në fund lajme të mira nga moti.

Duke nisur nga e mërkura, reshjet e shiut do të ndërpriten duke ia lënë vendin kthjellimeve. Shirat do të jenë të paktë, ndërsa temperaturat do të pësojnë rritje graduale

Kruja ka qenë qyteti më i prekur nga reshjet e rrëmbyra të shiut mbrëmjen e së hënës. Rreth 242 milimetër shi janë regjistruar në këtë qytet, duke shkaktuar përmbytje.

“Reshjet më intensive nisin nga Lezha në zonën e Elbasanit, ku kryeson Kruja me 242 mm reshje në 24 orë, pastaj vjen Shënkolli me 280 mm dhe Tirana 134.5 mm”, deklaron shefi i departamentit të Klimës dhe Mjedisit në IGJEUM, Petrit Zorba.

Sipas tij, shqetësuese orët e fundit kanë qenë edhe shkarkesat elektrike.

“Rrezet rreth 32 km nga Tirana në Durrës shkohet në 1200 numri i rrufeve të regjistruara”, deklaron Zorba.

Por duke nisur nga e mërkura, kushtet meteorologjike do të njohin përmirësim.

“Gradualisht jemi drejt një përmirësimi të situatës. Reshjet sporadike nuk përbëjnë shqetësim. Deri në fund të javës do të ketë rritje graduale të temperaturave, ndërsa reshjet do të jenë të pakta”, shton ai.