Shifra alarmante për mësuesit që nuk kalojnë testin, por ata nuk do të pushohen nga puna

576
Mësuesit, të cilët u klasifikuan si të dobët pas testimit të zhvilluar nga Ministria e Arsimit, do të trajnohen.
Bëhet fjalë për një shifër jo shumë të ulët, por 2200 të tillë, të cilët nuk kanë dalë me rezultatet e pritshme pas testimit. Ministrja Lindita Nikolla ka sqaruar se ndryshe nga sa ishte menduar me parë, asnjë mësues nuk do të pushohet nga puna.
“Këto janë mësues që janë në sistem. Pas emrit të çdo mësuesi ne kemi identifikuar nevojat dhe do të fillojë procesi i trajnimit të këtyre nevojave. Që në 100 ditëshin e parë do të kenë një kualifikim me pedagogë, me profesionistë më të mirë një kualifikim intensiv”, tha Nikolla. 
Ministria e Arsimit gjithashtu ritheksoi premtimin e qeverisë , se brenda këtij mandati mësuesit do të përfitojnë edhe rritje te pagës me 40%.
Sigal