Shi dhe temperatura të ulëta, sot ju pret një mot i ftohtë

189
Sigal

Duke nisur nga sot vendi ynë parashikohet të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike në prag të kalimit të një fronti të ftohtë atmosferik.

Në këtë mënyrë moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash hera-herës të dendura në pjesën më të madhe të territorit.

Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe përgjatë vijës bregdetare deri mesatar në formën e shtrëngatave.

Në relievet malore reshje shiu të dobëta dhe lokale. Në orët e vona të mbrëmjes parashikohet shtim i intensitetit të reshjeve edhe në formën e stuhive.

Era do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i jugut dhe shpejtësi mesatare 2-8m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore fiton intensitet deri në 12-15m/s.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C

Shkodër 14/23 Diell re shi

Kukës 11/21 Diell re shi

Lezhë 14/22 Diell re shi

Dibër 10/20 Diell re shi

Durrës 16/25 Diell re shi

Tiranë 16/27 Diell re shi

Elbasan 16/28 Diell re shi

Berat 13/25 Diell re shi

Vlorë 16/26 Diell re shi

Korçë 9/22 Diell re shi

Gjirokastër 13/25 Diell re shi

Sarandë 16/25 Diell re shi.